De Ligt i thotë JO PSG-së, preferon Man Unitedin
Holandezi i Bayern Munich, Matthijs De Ligt raportohet se është gjithnjë e më afër Manchester Unitedit.
Reprezentuesi i Holandës, është objektiv kryesor i ‘Djajve të Kuq’ në tregun e kësaj verë.
Ish-lojtari i Juventusit prej kohësh është duke u kërkuar nga Man United.
Madje, mbrojtësi holandez sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano i ka thënë JO PSG pasi deshiron transferimin në ‘Old Trafford’.
Negociatat mes Man Unitedit dhe holandezit thuhet së janë duke shkuar mirë dhe brenda pak ditësh pritet të arrihet marrëveshja mes dy palëve.