Terzic thotë se Dortmund mund t`ia prishë ecurinë e fitoreve Real Madridit

Trajneri i Dortmundit, Edin Terzic, ka shprehur besimin se ekipi i tij mund të thyejë ecurinë e fitoreve të Real Madridit në finalet e Champions Lrague.

Borussia Dortmund do të përballet me Real Madridin në finale këtë të shtunë në stadiumin “Wembley”. Real Madridi ka fituar të tetë finalet e Champions League që nga ndryshimi i formatit të garës.

“Ne duhet të performojmë në nivelin më të lartë”, ka thënë Terzic. “Duhet të kemi besimin se mund të arrijmë gjëra të mëdha. Duhet të investojmë gjithçka për ta rikthyer trofeun në Dortmund.”

Borussia Dortmundi ka fituar titullin në vitin 1997. Skuadra gjermane kishte arritur përsëri në finale në vitin 2013, por ishte mposhtur nga Bayern Munich.

Go to TOP