Tërmeti shkatërrimtar/ Rritet numri i viktimave në Marok, ja si paraqitet situata në zonat e goditura

Maroku u godit nga një tërmet i fortë prej 6.8 të shkallës Rihter, që la pas shumë viktima, të plagosur dhe objekte të shkatërruara.

Mediat e huaja kanë nxjerrë të tjera të dhëna mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe numrin e viktimave dhe të plagosurve, i cili duket se vijon të rritet.

Ja një përmbledhje e shpejtë e situatës në terren:

Numri i të vdekurve nga tërmeti i së premtes ka shkuar në mbi 2,100, me 2,400 të tjerë të plagosur.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë njerëzit në komunitetet e izoluara në malet e Atlasit të Lartë, me dërgesat e ndihmave të cilat pengohen nga rrugët e bllokuara.

Shumë njerëz në fshatrat e shkatërruar po raportojnë mungesë të furnizimeve jetike, duke përfshirë ushqim, ujë dhe strehim.

Në disa zona janë ngritur tenda, ndërkohë që shumë njerëz po i përgjigjen thirrjeve për të dhuruar gjak.

Ndihmat po arrijnë në vendet e prekura, pasi ushtria marokene pastroi një rrugë kyçe nga Marrakesh për në male, herët të dielën.

Qyteti historik është goditur keq nga tërmeti, me disa vlerësime që tregojnë numrin e njerëzve të prekur në zonën e Marrakeshit deri në 300,000.

Ndërkohë më herët një gazetar ka vizituar një fshat në Marok pothuajse tërësisht të shkatërruar nga tërmeti.

Go to TOP