Tërmet në Serbi, ndihet edhe në Mitrovicë

Një tërmet 3.4 ballësh është ndjerë në Novi Pazar të Serbisë.

Sipas faqes që regjistron dridhjet e tokës, EMSC, dridhjet u ndien edhe në Mitrovicë të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Siç shkruan mediumi serb “Novosti”, qytetarët e Novi Pazarit thanë se panë llambadarët të shkundeshin, por se nuk kanë pas dëme materiale.

Go to TOP