Tërmet me magnitudë prej 5.3 shkallësh ka goditur Turqinë

Një tërmet me magnitudë 5.3 shkallësh të Rihterit tronditi provincën turistike jugore të Antalisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë.

Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 6:21 të mëngjesit me orën lokale (09:00 GMT), ishte distrikti i Alanyas, sipas AFAD. Ajo u zhvillua në një thellësi prej 39,52 kilometrash.

AFAD vuri në dukje se nuk ka raportime për dëme apo viktima nga tërmeti, raporton dailysabah.

Kujtojmë se pjesa më e madhe e Turqisë ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila ndodhet midis dy pllakave kryesore, asaj euroaziatike dhe afrikane, dhe një të vogël, asaj arabe.

Ndërsa pllakat më të mëdha afrikane dhe arabe zhvendosen, Turqia po dridhet, ndërsa pllaka euroaziatike pengon çdo lëvizje drejt veriut. Kështu, Turqia qëndron në disa linja të çara. 

Go to TOP