Tërhiqet shorti, ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës

Të hënën pasdite është tërhequr shorti për “Final4” të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Dhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të kemi dy ndeshje shumë interesante.

Gjysmëfinalja e parë vë përballë Istogun e Shqiponjën, ndërsa gjysmëfinalja e dytë luhet mes Ferizajt dhe Samadrexhës.

Të gjitha katër skuadrat kanë pretendime për të kaluar në finale dhe po ashtu për ta fituar trofeun e çmueshëm të Kupës së Kosovës.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 25 prill, ndërsa finalja më 26 prill.

Fitues në fuqi i Kupës së Kosovës është Istogu.

Rahoveci e Kastrioti takohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Kampioni në fuqi, Rahoveci, do të luajë kundër fituesit në fuqi të Kupës së Kosovës, Kastriotit, në gjysmëfinale të Final4 të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Shorti është tërhequr të hënën pasdite në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës luhen më 25 prill, ndërsa finalja më 26 prill. Vendi se ku do të luhet turneu final i Kupës do të caktohet nga Bordi i FHK-së në bazë të konkursit të shpallur.

Dhe ndeshja mes Rahovecit e Kastriotit pritet me interesim shumë të madh. Të dy skuadrat kanë synime maksimale. Aktualisht Kastrioti i Ferizajt është lider në Superligë, derisa Rahoveci është i dyti.

Në gjysmëfinalen tjetër përballen Besa Famgas e Prishtina. Skuadra pejane, Besa Famgas, llogaritet favorite për të bërë vend në finale. /Kosova.info/

Go to TOP