“Terapia” e artistit shqiptar: Piktura me kafe për t’i disponuar njerëzit
Artisti shqiptar, David Kryemadhi, e ngjyen brushën e tij në një gotë me kafe, dhe me kujdes e pikturon fytyrën e një klientë në një kafene, me shpresën se oferta për një portret falas do të rrisë disponimin në mes të ankthit nga pandemia.
Shumë shqiptarë i konsiderojnë kafenetë si institucion jetik, ku shkojnë pothuajse çdo ditë për të marrë dozën e preferuar të kafeinës.
Vendi me 2.8 milionë banorë supozohet të ketë një ndër shifrat më të larta të kafeneve në botë për kokë banori.
