Teoritë e Lojnave simas Kurtit (1)

(Disa fakte si e fitoi Albin Kurti konkurrencën, në nji fushë loje me shumë akterë…)

Shkruan: Halil MATOSHI

Nji prolog

Teoria e lojnave i ndihmon njerëzit dhe organizatat të kuptojnë sjelljen konkurruese dhe të marrin vendime strategjike që ndikojnë në rezultate, tue shpjegu

logjikën pas strategjisë dhe konkurrencës kur janë me ndikim lojtarë të shumtë…

Në fushë të lojës ai luen

1.

*Kurti në opozitë sulmon caqet e përbashkëta të opozitës tjetër dhe ngashnjen median.

*I konkurron pushtetit si “forcë e shëndoshë” kundër hajnisë. -Ngashnjen turmat.

*I konkurron Bashkësisë Ndërkombëtare sidomos tue luhatë stabilokracinë, tue shitë si vendosje e sovranitetit të plotë e kufi të sigurt (veriu i vendit);

*Arrestohet disa herë. Përplasjën me policinë e ka si taktikë.

– Ngashnjen popullin.

2.

*Kurti në pushtet, kryen operacione policore te rrezikut të naltë në veri të vendit (që ish pushteti nuk ishte i gatshëm me i mdërmarrë, e ndërkombëtarët nuk dojshin me e prishë rendin e gjanave).

*Kurti nuk ndërton asnji politikë karshi veriut.

-Opozita nacionaliste bjen në kurth: Ia kânda atë që po ndodhë.

Dhe bjen nga konkurrenca.

*Kurti përmbysë rendin kushtetues të vendit.

-Opozita reagon në Gjykata deri në gjyqësinë kushtetuese.

*Interesi madhor kombëtar i tundej opozitës si kryqi dhampirëve.

-Kur opozita s’gjeti shteg për kthim në legalitet (dërgoi shumë landë në GjK, sidomos PDK) u detyru me ra vet në pellgun e shkeljeve kushtetuee, tue votu jashtligjshëm nënkryetarin e Kuvendit nga pakica serbe.

Kosova u gjet në shkelje permanente kushtetuee që nga 15 prilli, 2025.

*Kurti tund para tyne flamurin e “çlirimit të zonës” (veriut kosovar) dhe ngritë dy ura politike!

Shpall interesin madhor kombëtar!

Të gjithë heshtin.

Edhe Gjykata Kushtetuese!???

-Media e trandun (përplasja me aleatët) kritikon Kurtin.

Ai ua damton besueshmëninë në publik përmes propagandës dhe thashethanave.

Ua rrënon reputacinin tie shpërnda fakenews.

Media bjen nga konkurrenca.

*Kurti bashkëpunon me amerikanët (FBI) dhe i lë çpluet konspiracionistat rreth subverzionit në kanalin Ibër-Lepenc.

Jo veç konspiracionistat vendor por e kap në inkursion kreun e shtetit serb.

A kish mujtë pa amerët?

Jo.

*Por në fushë të lojës me shumë akterë, Kurti ka me i befasu edhe ata që deklarojshin: “Çka ka randësi kjo. pak ka randësi. Pse mendoni se fatin tonë ka me vendosë Amerika?”

-Por në këtë fushë kanë me ra edhe ata që mbahen mas idesë se Amerika e çorton ditën, e ndihmon natën.

Amerika nuk flet dikhotomi.

Flet kjartë.

*Kurti falë buxhetin për ndihma në fushatë zgedhore si nji majtist socialist.

-Oponenca lakmon dhe i korrekton programet politike tue i brymosë me social!?

E djathta bjen nga konkurrenca.

*Ai kontrakton me Presidenten 28 dhetorin si datë zgjedhjesh, kur vjen mërgata dhe opozita e mposhtun kritikon datën, iriton mërgatën dhe ajo godet me hakmarrje.

*Kurti e sposton përgjegjësinë tek Presidentja, ajo te KQZ, por debakli opozitar âsht aty dhe ka autor: Kurtin

*Opozita metet pa tregim e pa kauzë dhe pson fuasko në zgjedhje.

-Kurti kthehet në lojë.

Kritikon opozitën, përqafon Perëndimin dhe median.

*Transizicioni i pushtetit në komunat veriore ndodhë pa probleme!

-BE heq disa shtrëngime dhe paralajmëron heqjen e sanksioneve në janar!? E ShBA (Trump) nënshkruen Ligjin për Autorizimin e Mbrojtës Kombëtare me kornizat e garantimit të kufijve të Kosovës.

Ndërsa Drejtori i Departamentit për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Kevin Miles, ka theksuar se gjatë vitit janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në të dy vendet. Ai ka nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë mes SHBA-së dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës ka dhënë rezultate.

“Ne ndërmorëm hapa domethënës për t’i bërë më të sigurta të dy vendet tona. Duke punuar krah për krah me institucionet e sigurisë së Kosovës në operacione ekstradimi, siguri kibernetike, luftim të organizatave kriminale transnacionale dhe drogave sintetike, arritëm përparim drejt qëllimeve tona të përbashkëta”.

Nga “Chavez” tek bashkëpunëtor i ShBA

3.

*Kurti i cilësuem madje Chavez nga partnerja e tij politike në këtë mësymje, Presidentja Vjosa Osmani dhe kritikues i vrazhdë i imperializmit e vsjtues i Salvador Alendes së Kilit, pa pandehun mbështet operacinet e ShBAsë ndaj akterëve përfaqësues që cënojnë vlerat demokratike (kapjen e Maduros nga forcat Delta);

*Bash kur opozita e kritikët po ndërtoni kauzë se Kurti po na prishë me ShBAnë.

Për majtistat leninista dush i ftohtë. Kurti bâhet i djathtë (Trumpist!?);

-E majta staliniste bjen nga konkurrenca.

Kritkët bien nga konkurrenca.

Sepse Kurti âsht hilexhi, gjithnji nji potez para tjerëve.

Për me e mujtë duhet të jesh Albin 2.0. Manipulues. Brutalist.

Si përfundim

4.

Ai luen me ngjarje e njerëz simas teorisë së lojnave!

Në këtë fushë nuk ka parime por poteza e trika (hile) si në çdo lojë tjetër. Ai shpik taktika për nji përdorim por nuk ka asnji strategji .

Të cilën nuk e ka as oponenca politike.

Kurti me shumë pushtet – i vetëm në fushë të lojës – hyn në modelin e autokracive rajonale (Edi Rama);

Ai munet me e konkurru veç veten!


Go to TOP