Tentoi të kontrabandojë vaj motorik e mobile përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut, ndalohet i dyshuari

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve në teren.

Më 24.06.2022 rreth orës 21:00, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimeve në prita të befasishme, policia ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.

Policia ka ndaluar një mjet transportues të mbyllur (furgon), në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar: Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra, divan (mobile ) dysh 10 copë, divan (mobile) njëshe 40 copë, tavolinë (mobile) 2 copë, si dhe pjesë të ndryshme për mobileje.

Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje të hetimeve rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

Go to TOP