Tensionohet situata në PD/ Nuk do e lejoj mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Gjatë konferencës së sotme për mediat, kreu i PD-së  Lulzim Basha, është pyetur nga gazetari i “Syri.Tv”, Ermal Rizai, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që pritet të zhvillohet pas mbledhjes së mijëra firmave.

Basha deklaroi sërish, se ky Kuvend nuk ka për t’u mbledhur  dhe ripërsëriti qëndrimin e tij, se nuk do të mbledhë Kuvend Kombëtar të partisë për të diskutuar vendimet e SHBA-së.

I pyetur edhe për deklaratën e ish kryeministrit dhe liderit historik të PD-së Sali Berisha, i cili njoftoi mbrëmë nga Berati se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Basha tha se Berisha nuk ka asnjë fuqi për të thirrur asnjë institucion të partisë, por sipas tij është i lirë që të thërrasë institucione paralele.

“Kam thënë që detyra ime është zbatimi i statutit, dhe neni 3 i tij është i qartë sa i takon orientimit euroatlantik të PD. Ndaj kam thënë që kuvend që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë së SHBA nuk ka për të pasur kurrë, sa të jem unë kreu i partisë dhe qëllimi për momentin është të përfundoj mandatin e dhënë nga shumica dërrmuese e demokratëve, duke e çuar partinë drejt objektivave të saj, rrëzimi i regjimit Rama. Ajo që duhet t’ju habisë ju, siç më ka habitur mua, është që njeriu që bërtet statuti statuti, shpall dhe i jep vetes kompentenca që nuk i ka dhe s’mund t’i ketë. Sali Berisha s’ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë për të thirrur asnjë institucioon të partisë. Partia ka institucionet e saj. Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele, në përpjekjen e tij për ta bërë partinë e tij bunker në hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera:, deklaroi Basha. Kuvend kam thirrur thërras e do thërras për të vendosur për çështje statutore, por bunker nuk thërras dot. Cilido qoftë t’i drejtohet institucioni të partisë dhe jo bunkerit.” tha Basha.

Go to TOP