Telashe për Nicki Minaj, fqinjët po mbledhin firma për ta dëbuar atë nga shtëpia

Banorët e ‘Hidden Hills’ nuk duan që Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj Kenneth Peaty të jenë në lagjen e tyre dhe tashmë po mbledhin firma për t’i nxjerrë jashtë. Sipas një raporti të TMZ, reperja dhe bashkëshorti i saj janë duke u zhvendosur, por ata nuk janë të mirëpritur, pasi fqinjët pretendojnë se janë “të shqetësuar” për Kenneth Peaty.

Peticioni u nis nga një banor i Hidden Hills, Beverly Berdan, i cili shpjegoi se Kenneth ishte dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1995 dhe tani po vuan një dënim me 4 vjet burg.

Ndaj ai thekson se është logjike që fqinjët e çiftit të mos i duan aty. Pavarësisht se Nicki Minaj fillimisht do të hyjë në shtëpi e vetme pasi Petey është i ndaluar, njerëzit që jetojnë në vendin fqinj duket se nuk e shqetësojnë.

Fqinjët po paralajmërojnë pjesën tjetër të banorëve për Kenneth dhe dëshirojnë që edhe ata të nënshkruajnë peticionin që thotë “tregoni se jeni kundër dhunuesve seksualë në lagjen tonë Hidden Hills!”.

Go to TOP