Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka ndaluar një shofer 22-vjeçar duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h në këtë qytet.

Sipas njoftimit, shoferi ishte me automjet të tipit VW Touran me targa vendore.

Tutje thuhet se për këtë kundërvajtje, E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt  thotë se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të siguruar respektimin e ligjeve në komunikacion dhe rritjen e sigurisë në rrugë.


Go to TOP