Të shtëna në kafene të Stambollit: Tre persona të vrarë, pesë të plagosur

Në një konflikt të armatosur mes dy grupeve të njerëzve në një kafene në Stamboll, tre persona mbetën të vrarë dhe pesë të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, raporton Kosova.info.

Sipas Hurriyet, konflikti ndodhi midis dy grupeve të konfliktit që u takuan në një kafene për të rënë dakord për përfundimin e armiqësive. Mirëpo, shpërtheu një debat që u kthye në konflikt të armatosur.

Në vendngjarje janë dërguar shumë ekipe policore dhe mjekësore. Nga ky incident kanë mbetur të vrarë tre persona dhe pesë të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, ka thënë policia.

Gjatë hetimeve u gjetën shumë gëzhoja. Ekipet e policisë po vazhdojnë hetimet. /Kosova.info/

Go to TOP