Të shtëna me armë zjarri në Thumanë! Kushërinjtë plagosin njëri-tjetrin, dy prej tyre dërgohen me urgjencë te Trauma
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Thumanë, ku të plagosur kanë mbetur tre persona, kushërinj mes tyre.
https://680c477a0cdba60fcab9ff05a7ebe080.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Të plagosurit janë Ardian Sela, Fatos Sela dhe Sahit Sela. Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, dyshohet për një konflikt për pronën.
Ardian Sela dhe Fatos Sela janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa Sahit Sela në Spitalin e Laçit.
https://680c477a0cdba60fcab9ff05a7ebe080.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet hetimi i rastit.
