Të shtëna me armë në Klinë, dy të plagosur
Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Klinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13: 25 në rrugën “Abedin Rexha”.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
