Të shtëna armësh në Podujevë, arrestohet një person

Pas të shtënave me armë zjarri në fshatn Bërvenik të Podujevës, është arrestuar një person.

Policia ka njoftuar se është vërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar një karikatorë dhe 47 fishekë

“Ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar një karikatorë dhe 47 fishekë, ndërsa në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikatorë i zbrazët. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Go to TOP