“Të rrëmbyer nga spitalet”: Një mjeke iraniane përshkruan shtypjen brutale
Mijëra iranianë janë vrarë dhe plagosur teksa autoritetet përpiqen të shtypin protestat kundër Qeverisë.
Një oftalmologe iraniane, e cila foli për Radion Farda të REL-it nga Evropa, tha se spitalet po përballen me vështirësi të mëdha për t’i trajtuar të gjithë të plagosurit dhe se mjekët janë të mbingarkuar, veçanërisht nga numri i madh i lëndimeve në sy.
Ajo shtoi se ka raportime për forcat e sigurisë që marrin pacientë të plagosur nga spitalet, si dhe trupa nga morgjet.
