Të plagosurat në Fushë Kosovë janë nënë e bijë

Sot rreth orës 11:45 në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Policia menjëherë pas marrjes së informacionit ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas hetimeve fillestare dyshohet se një person i gjinisë mashkull ka plagosur me armë zjarri dy persona të tjerë të gjinisë femërore të cilat edhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti. Ndërkohë i dyshuari është identifikuar por ende mbetet në arrati.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

T7 po qëndron në vendin e ngjarjes dhe merr vesh se të plagosurat janë nënë e bijë.

Në vendin e ngjarjes shihet makina ku dyshohet se ka ndodhur plagosja dhe një numër policësh që kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

Go to TOP