Të paktën 18 të vdekur nga sulmi me raketa në qendrën tregtare të Ukrainës – G7 e quan krim lufte

Të paktën 18 persona kanë vdekur nga një sulm me raketa në një qendër tregtare në qytetin ukrainas të Kremenchuk.

Sipas BBC, rreth 1,000 civilë vlerësohet se ishin brenda qendrës së ngarkuar, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësit e grupit G7 të vendeve më të pasura – të cilët po takohen në Gjermani – e dënuan sulmin si “të neveritshëm”.

“Sulmet ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë një krim lufte”. thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Rusia po fajësohet për këtë sulm nga ku 59 persona pësuan lëndime. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.

Fotot në internet treguan ndërtesën e përfshirë nga flakët dhe tymi i zi i dendur që ngrihej në qiell.

Presidenti ukrainas Zelensky e përshkroi sulmin si një nga “aktet terroriste më të pacipë në historinë evropiane”.

Go to TOP