“Të ngrehi zhag”, “Ti je e fisit tjetër”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin për dhunë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e shefit të sektorit të hetimeve kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës, Riza Murati.

Murati dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së saj, L. Murati. Për këtë çështje Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim rreth një muaji më parë për urdhër mbrojtjeje ndaj L.. Sipas urdhrit të mbrojtjes, Riza Murati e ka të ndaluar që t’i afrohet L. Muratit në distancë prej 50 metrash në ambiente publike dhe në 100 metra nga vendbanimi i saj.

Ai nuk mund të ta ngacmojë atë, shqetësojë, kërcënojë, përndjek apo edhe ta vëzhgojë atë dhe personat në marrëdhënien familjare me të. Ky urdhër mbrojtjeje ka kohëzgjatje prej 12 muajsh.

KlanKosova.tv ka siguruar pjesë të deklaratës ku L. Murati ka treguar se si është ushtruar dhuna ndaj saj.

“Dëgjo mirë çka po të thom, prej nesër ty ta ndaloj punën dhe tani e tutje je në urdhrat e nanës dhe babës tem dhe nëse këta të thonë në tualet me shku me hanger m** ti ki me shku, edhe të ngrehi zhag dhe ti e din që kjo nuk është shpija jote, ti je e fisit tjetër e nëse nuk të pëlqen të qëndron në këto urdhra, qysh sot çu e hup jashtë”, ka deklaruar L. Murati t’i ketë thënë Rizai, gjatë një diskutimi që kishte nisur për një “përgatitjeje hallveje”, ku kishin qenë të përfshirë edhe prindërit e kapitenit të policisë.

Pjesë e deklaratës së Lumnije Muratit
Go to TOP