Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik.

Sipas njoftimit, ky projekt përfshiu instalimin e gypave të rrjetit të ujësjellësit dhe montimin e bojlerit për furnizim me ujë të ngrohtë në objektin e administratës së qendrës.

Gjatë punës, të miturit instaluan gypat e ujësjellësit sipas standardeve teknike dhe realizuan montimin e bojlerit për furnizim me ujë të ngrohtë. Aktiviteti u zhvillua në grup, nën mbikëqyrjen e instruktorit duke respektuar rregullat e sigurisë dhe teknikat e përfituara gjatë trajnimit.

“Përmes këtij angazhimi, ata kanë forcuar njohuritë teknike, kanë zhvilluar aftësi bashkëpunimi dhe organizimi në grup, si dhe kanë rritur përgjegjësinë në respektimin e standardeve të sigurisë. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm në formimin profesional të të miturve duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe për sfidat që i presin në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP