Të hënën, premiera e shfaqjes “Sober”

Të hënën e javës së ardhshme (19 dhjetor), do të jepet premiera e shfaqjes “Sober”, me regji të Butrint Pashës, nga ora 20:00 tek “Dispanseri”, afër QKMF-së në Prishtinë.

Shfaqja “Sober”, e cila bazohet në veprën e Duncan MacMillan “Njerëz, vende dhe gjëra”, është një histori suksesi ku një njeri arrin të mposhtë varësinë ndaj drogës, fenomenit botëror që në vazhdimësi vret njerëz dhe shkatërron familje. E bazuar në një ngjarje sentimentale të një vajze që vuan nga alkoolizmi dhe varësia ndaj drogës që po rehabilitohet në një qendër, Ema vjen si personifikim i shumë njerëzve të stigmatizuar nga shoqëria për shkak të pasigurisë që i është krijuar nga varësia, që ka ndikuar edhe në karakterin e saj.

Sivjet kjo shfaqje do të ketë edhe dy repriza të tjera, më 20 dhe 21 dhjetor nga ora 20:00.

Regjisor: Butrint Pasha

Aktoret/ët: Zhaneta Xhemajli, Shpetim Selmani, Kumrije Hoxha, Kaltrinë Zeneli, Blerta Gubetini, Edlir Gashi, Blend Sadiku, Zana Berisha, Altin Vraniqi

Koreograf: Robert Nuha

Kompozitor: Adhurim Grezda

Kostumet dhe Skenografia: Alma Krasniqi

Ndriçimi: Mursel Bekteshi

Përkthimi: Brezar Xërxa

Asistente teknike: Elira Lluka

Produksioni: Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet

Kjo shfaqje është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, cfd, Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe sponsori gjeneral Buçaj SH.P.K. 

Go to TOP