S’humbi Maroko, por, fitoj industria globale e futbollit

Shkruan: Fadil MALOKU

(Ose: Futbolli, përveç magjisë defrustruese, mesazhit tē paqes, është edhe një industri profitabile globale)

Magjia e sportit, si një fenomen global, padyshim që ndikon në profilizimin, madje edhe në përforcimin dhe fuqizimin e identiteteve të luhatura, të kontestuar, të diskriminuara, të (pa)realizuara, etj. sociale, politike, ekonomike, e sidomos atyre kulturor të individëve, komuniteteve dhe kombeve të ndryshme. Ashtu siç ndodh zakonisht edhe me ekipet tjera që kanë traditë të gjat të stabilitetit kombëtar e shtetëror, që dërgojnë mesazhet e homogjenitetit kombëtar, shtetërorë, social e politik, ashtu ndodhë edhe homogjenitetit publik i ekipeve të futbollit nga kampionati në Katar. Ju çdo fitore e ekipit nëse mediatikisht përdoret në shërbim të kauzës kombëtare, mund të dërgoj midis rreshtash edhe mesazhe të qarta të supremacionit; etnik, ekonomik, fetar e qytetërues që u panë më së miri edhe në Kampionatin botërorë në Katar.

Arsyeja është se; sot sporti është bërë një “arenë” e industri e tërë globale e promovimit të ndjenjave dhe (de)frustrimit dhe paragjykimit që i shkundulis jo vetëm idealet kombëtare por edhe stereotipitë shtetërore, sociale, e kulturore! Shikuar nga kjo prizmë sociologjike, ky mobilitet që shpesh herë arrin edhe ekstazën e katarasisit…, mund të ndikoj bukur shumë edhe në fuqizimin dhe sensibilizimin e interesave të paarritura, ndonjëherë nga kombet dhe shtetet e frustruara qoftë shkaku i kolonizimit (loja; Francë-Maroko)apo tensionimeve e konflikteve nga më të ndryshme në të kaluarën.

Sporti i futbollit, si një lloj “jihadi” postmodernist, por, në anën tjetër edhe si një lloj “ambasadori” funksional industrial, që ushtron me admirim dhe me shpejtësi marramendëse ndikimin dhe trysnin e vetë sociale, e padyshim edhe sosh politike, ka shumë gjasa të përçojë edhe mesazhe të paqes dhe pajtimit. Ky funksion, duket që do të duhej të bëhej edhe ai imperativi dhe synimi kryesor i evenimenteve të tilla planetare. Sepse, aktualisht jemi duke jetuar në kohëra të rreziqeve dhe kërcënimeve (madje edhe asgjësuese; sikurse ky që po na bëhet nga ana e autokratit rus, Vladimir Putin me mundësinë e përdorimit të arsenalit bërthamor!?) kontinentale e globale, që nga ne kërkojnë një lloj “bashkëjetese” morbide me këto rreziqe e kërcënime permanente- siç pranon edhe sociologu i njohur, Ulrih Beck. Mirëpo, përkundër këtyre situatave komplekse, futbolli përveç fuqisë magjepse të defrustrimit personal e kolektiv, mesazhit të paqes, është edhe një industri profitabile…

Go to TOP