Të burgosurit në Ukrainë duan të luftojnë kundër Rusisë

Një kontrabandist ukrainas i drogës thotë se më parë do të shërbente në ushtri sesa të qëndronte në burg – dhe atij mund t’i ofrohet kjo mundësi nëse miratohet një projektligj që parasheh lejimin e rekrutimit të të burgosurve për luftën kundër Rusisë.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar qasje ekskluzive në një burg ukrainas, derisa për projektligjin po diskutohej në Parlamentin e Ukrainës, ku ligjvënësit po shqyrtonin se çfarë lloj të burgosurish do të lejoheshin për t’u angazhuar në ushtri.

Ministria e Drejtësisë thotë se Ukraina nuk po formon diçka të ngjashme me grupin mercenar rus, Wagner, që në radhët e veta ka angazhuar edhe përdhunues dhe vrasës. /rel/

Go to TOP