Të brendshmet e grave tregojnë shumë për shëndetin e tyre
Njollat e ngjashme me zbardhues në të brendshme mund t’i vërejnë shumë gra dhe këtë gjë e kanë treguar edhe përmes rrjeteve sociale.
Ekspertja e shëndetit të grave në ShBA, Rebecca Ingalls, njoftoi se çka tregojnë të brendshmet për shëndetin e grave, shkruan The Sun.
“Para se të hyni në menopauzë, një vaginë e shëndetshme është menduar të jetë acidike, ky acid krijohet nga mikroorganizmat ndihmës të quajtur “lactobacilli”, të cilët mbrojnë kundër mikroorganizmave të dëmshëm”, është shprehur ajo.
Tutje, ajo u shpreh se arsyeja pse të brendshmet tuaja ndryshojnë ngjyrën dhe në to ka shenja është sepse pambuku është i ndjeshëm ndaj acidit.