Prishtina ia rrëmben lojtarin kryesor Pejës

Sigal Prishtina duket se ka plane të forta për stinorin e ri.

Klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje me njërin nga lojtarët kryesor të Pejës, që e ndihmoi të rikthejë titullin e kampionit pas një periudhe të gjatë.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Prishtina ka arritur marrëveshje me amerikanin Devoe Joseph.

Ndërkohë, është raportuar se edhe Arti Hajdari do të jetë lojtari i ri i Prishtinës.

Go to TOP