Të arrestuarit për subvencione dyshohet se përfifituan kundërligjshëm e morën ryshfet gati 1 milion euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave të dyshuar për rastin “Subvencionet”.

Sipas Prokurorisë, dyshimet janë se ata kanë përfituar kundërligjshëm para në vlerë 646 mijë e 250 euro, derisa vlera e ryshfetit që kanë përfituar personat zyrtarë është 316 mijë e 650 euro.

 “Të pandehurit me rastin e kryerjes së veprave penale kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë 646,250.00 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtar është 316,650.00 euro”, thuhet në njoftim.

Aktakuza është ngritur kundër 11 të pandehurve si persona zyrtar me inicialet  L.S; S.SH; B.N; H.M; K.Z; H.D; A.B; J.S; L.H; M.N; A.A; S.K. dhe kundër 10 të pandehurve si përfitues të subvencioneve me inicialet  S.S; B.K; F.M; D.M; F.Z; D.K; K.B; A.A; F.N.

Ata dyshohet për veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, ‘’Mashtrim në detyrë’’, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ , ‘’Mashtrim me subvencione’’ dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’.

Go to TOP