Tayna rrëfen fillimet e karrierës së saj në muzikë: ‘Nuk doja t’i kërkoja para prindërve’
Këngëtarja Doruntina Shala, ose ndryshe e njohur me emrin e artit, Tayna është një nga artistet më të pëlqyera dhe më të suksesshme në showbizin shqiptar.
E teksa karriera e saj muzikore vazhdon të jetë në majat e suksesit, ku me këngët e saj numëron miliona klikime dhe zhvillon koncerte të shumta npr europë, së fudmi reperja ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar në fillimet e saj në muzikë.
Gjatë një intervistë për “Nacionale” me Berat Buzhalën, Tayna zbuloi se në realizimin e klipit të parë ajo veshi këpucët e tezes së saj. Ndër të tjera, Doruntina theksoi se nuk e dinte nëse do të arrinte të kishte sukses në muzikë dhe për këtë arsye ajo nuk dëshironte që t’i merrte para prindërve.
“Kur e kam bërë këngën e parë më është dashur të blej taka dhe gjëra të tjera, por prap nuk i kam kërkuar prindërve sepse nuk kam dashur t’i vë ngushtë. Kam pasur nevojë dhe më ka ndimuar tezja, në këngën e parë kam veshur takat e saj, e falenderoj tezen”– rrëfeu Tayna.
