Taulant Seferi: Fanella e Shqipërisë është e rëndë
Sulmuesi i kombëtares, Taulant Seferi foli në konferencë për media në prag të miqësores së të premtes ndaj Azerbajxhanit.
“Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë, me shumë intensitet. Është një ndjesi shumë e mirë, jemi krenar që jemi pjesë e kombëtares. Më e rëndësishmja është se jemi bashkë dhe të lumtur dhe mezi po e presim Europianin”.
A po rritet konkurrenca në sulm?
“Arbër Hoxha është një talent i madh dhe me shumë cilësi. Jam i lumtur që luajti dhe që ka ardhur të luajë për Shqipërinë, konkurrenca i bën mirë grupit”.
E mendoja që brenda dy sezonesh do të kthehesha protagonist?
“Futbolli ka ulje dhe ngritje, por kam parë gjithmonë para. kam punuar shumë, me ndihmën e Zotit. Shpresoj të jem në formën më të mirë dhe të jap maksimumin”.
Miqësorja mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, luhet të premten nga ora 19:00.
