Task-forca të përbashkëta në fushën e sigurisë mes Shqipërisë dhe RMV-së
Shqipëria ka miratuar marrëveshjen për krijimin e task-forcave të përbashkëta me Maqedoninë e Veriut në fushën e sigurisë. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut, është miratuar sot në parim gjatë mbledhjes së qeverisë shqiptare.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin.
