Taktika, strategjia dhe politika e Presidentit Trump, si do të veprojë me Kosovën?!

Shkruan: Gjon KEKA

Deri më tani rrethanat gjeopolitike kanë qenë të tjera nga ato që do të lëvizë politika amerikane në krye me presidentin Trump. Ai do të bëhet rregullator si i politikës së brendshme kombëtare amerikane ,ashtu edhe i gjeopolitikës në botë, sepse do të ketë në dorë mjetet,taktikën ,strategjinë dhe diplomacinë intensive për ta rikthyer sërish Amerikën brenda nevojave të brendshme e të domosdoshme amerikane dhe me sa më pak ngarkesa gjeopolitike që e pengojnë zhvillimin e hovshëm të Amerikës.

Me rikthimin e tij ,ai sikur edhe vetë ka nënvizuar do të nis menjëherë bisedimet për ndaljen e luftërave në botë apo zgjidhjen e tyre problemeve. Se cila do të jetë zgjidhja në Ukrainë, kjo varet nga kompromiset që do të bëhen në këtë pjesë të botës. Presidenti Donald Trump do të luaj rol të madh bashkë me shtetin e Izraelit dhe zgjidhjen e konfliktit në atë pjesë të botës.

Ndërsa sa i përket Kosovës,mendoj se ai do të dërgojë një emisar të posaçëm dhe do t’i shtyjë të dy vendet drejtë një marrëveshje “Merre ose Lëre” ku brenda tyre do të jenë karota dhe shkopi, dhe sikur është parë strategjia e taktika e tij diplomatike është efektive,sepse ai dëshiron zgjidhjen e shpejtë të gjërave nuk dëshiron të merret me gjëra të vogla si Kosova apo probleme tjera ballkanike,pra të ngarkohet me problemet ballkanike e evropiane.

Qëllimi i tij i fundit nëse palët nuk do të lëshojnë pe, ai do t’i vendos palët në tavolinë dhe ata nuk do ta lëshojnë tavolinën pa nënshkrim të marrëveshjes ashtu që më nuk do të kishte asnjë hapësirë për moszbatimin e tyre. Presidenti Trump do ta përdor të njëjtën taktik apo strategji sikur e përdori në marrëveshjen e mëparshme në zyrën e tij,ku palën e Kosovës dhe të Serbisë i vendosi në tavolinë për nënshkrim, edhe sikur dihet Kosova mori njohjen nga Izraeli.

I bindur se presidenti Trump do të luaj rol tepër të madh si në aspektin e pozicionit të ri të Bashkimit Europian, të NATO-së dhe të zgjidhjes së problemeve në disa pjesë të botës ku ka konflikte dhe në rajonin tonë. Po ashtu presidenti Donald Turmp do t’ia heq velin që është shtrirë deri më tani mbi sekretet e luftërave që po ndodhin në disa pjesë të botës, ngase deri më tani nuk është hequr ende ose jo në mënyrë të plotë.

Ai do t’i bëjë që strategjia, taktika dhe politika e tij të ecin dorë për dore dhe në këtë mënyrë do të ketë edhe suksese të mëdha kudo që do të përdor autoritetin e tij, pra duke i bashkuar të gjitha këto në të njëjtin person.

Dhe krejt në fund mendoj se metoda, apo taktika e strategjia e presidentit Trump duket në shikim të parë e shpejtë, por në fakt është më efektive, sepse dikush duhet t’i këput “nyjat gordiane” të cilat kanë mbetë pa i këput me shpejtësi të tillë për qëllime taktike, strategjike, politike apo të tjera.

Go to TOP