Taksitë pa shoferë fillojnë të operojnë në rrugët e San Franciscos

Rregullatorët e Kalifornisë i kanë dhënë lejen për qarkullim një kompanie, e cila ofron taksi pa shofer për klientët në San Francisko.

Dhjetëra kompani janë përpjekur të avancojnë automjetet për të drejtuar veten në rrugë gjithnjë e më të mbingarkuara atje, por e vetmja që u licencua ishte kompania ‘Cruise’, një kompani e kontrolluar nga prodhuesi i automjeteve ‘General Motors’.

Shërbimi i udhëtimit fillimisht do të përbëhet nga vetëm 30 automjete elektrike, të kufizuara për të transportuar pasagjerë në pjesë më pak të mbipopulluara të San Franciskos, nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit.

Këto kufizime janë krijuar për të minimizuar shanset që taksitë robotike të shkaktojnë dëme pronësore, lëndime ose vdekje, nëse diçka shkon keq, derisa rregullatorët të vlerësojnë se si funksionon teknologjia, para se të lejojnë zgjerimin e shërbimit.

Automjetet pa shofer janë përshëndetur si një mënyrë për t’i bërë udhëtimet me taksi më pak të shtrenjta, duke reduktuar aksidentet e trafikut dhe vdekjet e shkaktuara nga shoferët e pamatur, shkruan Guardinan, përcjell Klankosova.tv.

Go to TOP