Takim për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë: sfida dhe mundësi të reja

Kryetari i Lidhjes, Besart Dreshaj, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, për të diskutuar mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan në eliminimin e barrierave tregtare dhe përmirësimin e shkëmbimeve ekonomike, me planifikimin e projekteve konkrete dypalëshe.

Delegacioni i Lidhjes, përbërë nga figura të njohura të biznesit, nënvizoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të Shqipërisë. /Kosova.info/


Go to TOP