Takim në kohë lufte: Këto dy dhurata m’i bëri Richard Holbrooke në Zvicër

Ish-përfaqësuesi diplomatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zvicër, Bardhyl Mahmuti ka folur në emisionin televiziv “Oxygen”, për takimin me ish emisarin amerikan Richard Holbrooke në Zvicër, në vitin 1998.

Mahmuti ka zbuluar se gjatë bisedës me diplomatin e njohur, i kishte treguar se është politolog që ka kryer studimet në Lozanë të Zvicrës.

Pas kësaj Holbrooke ia kishte dhuruar librin e Noel Malcolm për Kosovën.

Po ashtu, një dhuratë tjetër që e kishte marrë, ka shpjeguar Mahmuti, ka qenë një pako me çokollata pasi Holbrooke ka kuptuar se Mahmuti është baba i dy djemve.

Mahmuti ka thënë se dhurata me çokollata e ka vënë në siklet por s’kishte mundur ta refuzojë për shkak të frikës se Holbrooke mund ta keqkuptonte këtë.

Go to TOP