Tahiri: T’i ruajmë vlerat euroatlantike

Besnik Tahiri, shef i GP të AAK-së, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, tha se pavarësia e Kosovës është akti që na bashkoi të gjithëve.

Tahiri foli për historinë e lavdishme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke kujtuar figurën e simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, pastaj të presidentit Ibrahim Rugova, duke kulmuar, sikundër u shpreh ai, luftën e UÇK-së për liri dhe pavarësi, me sakrificën e familjes së Adem Jasharit në Prekaz, që u bë frymëzim për flijim të mijëra ushtarëve që ranë për liri të vendit.

Ai më tej tha se vlerat euroatlantike duhet t’i ruajmë që të integrohemi në organizatat ndërkombëtare.

Go to TOP