Tahiri: Shtresën e mesme doni me e kthy në shtresë të varfër, e të varfrit po doni me i largu prej Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar ndaj deklarimeve nga përfaqësuesit e Qeverisë Kurti, gjatë seancës parlamentare.

Tahiri ka kërkuar nga Qeveria që të merren shpejt veprime lidhur me vendimin për paga që çojnë drejt zgjidhjes se problemeve.

Ai ia ka kujtuar qeverisë që paga minimale është 170 euro.

Tahiri e ka kritikuar Kurtin duke i thënë këtij të fundit se “po do që shtresën e mesme me bë të varfër, e shtresën e varfër me detyru me dalë jashtë vendit”.

Ai vazhdoi tutje, duke thënë se “varfëria në Kosovë është e skajshme”.

“Shtresën e mesme po doni me e kthy në shtresë të varfër, e shtresën e varfër po doni me e largu prej Kosove. Merrni veprime konkrete, merr vendim për paga, 60 deputetë i ke të ulur prapa” deklaroi ai

Go to TOP