Tahiri: Pritet që të ketë kuorum sot për raportin për Kosovën për anëtarësim në KiE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se është para ndërtesës së Këshillit të Evropës, ku sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj.

Ai ka thënë se pritet që të ketë lajme pozitive për Kosovën.

“Pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit”.

“Ky është vetëm hapi i parë, jemi në një rrugë të mirë por duhet ende punë”, ka thënë Tahiri.

Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës. Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave.

Go to TOP