Tahiri: Kurti t’i lërë fjalimet me rima

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën ku po debatohet lidhur me rritjen e çmimeve në vend, ka shprehur shqetësimin e AAK-së lidhur me paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar situatën për shkak të rritjes së çmimeve.

Tahiri i ka rekomanduar Qeverisë që sa më shpejtë ta sjellë në Kuvend Ligjin e Pagave, t’i përshpejtojë veprimet në rritjen e pagës minimale, të ulë vlerën e akcizës së naftës dhe të bëjë subvencionimin të veprimtarive që prodhojnë produktet bazike.

“Si Kuvend po e trajtojmë një temë që është shumë e ndjeshme, shumë e rëndësishme, e cila e prek secilin qytetar për shkak të ngritjes së çmimeve dhe për shkak të faktit se kemi një mosreagim të Qeverisë në këtë temë”, deklaroi Tahiri.

“Jemi të vetëdijshëm që ngritja e çmimeve është një trend global dhe vjen jo vetëm nga konflikti në Ukrainë. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, apo më thënë me troq ka marrë masat më të lodhëta në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Go to TOP