Tahiri: Agjenda parlamentare s’ka arrit të implementojë as 20% të asaj që është planifikuar

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se ka mungesë të implementimit të agjendës parlamentare, duke thënë se Qeveria ka përmbushur rreth 25 për qind të mandatit.

“Në tashmë po hymë në vitin e dytë dhe realisht është përmbushur 25 për qind e mandatit të kësaj qeverie. Realisht kur e sheh agjendën parlamentare dhe punën e saj lë shumë për të dëshiruar. Agjenda parlamentare s’ka arritur që të implementojë as 20 për qind të asaj që është planifikuar. Nuk kemi pritur që të implementohen 100 për qind, por bile diku deri në 60 për qind”, ka thënë Tahiri.

Go to TOP