Szunyog uron Caka-Nimanin: Kushtetuesja, gardian i pazëvendësueshëm

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me anë të një postimi në platformën X uroi Gresa Caka – Nimanin për rizgjedhjen në mandatin e dytë si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Szunyog e cilësoi gardian të  pazëvendësueshëm Gjykatën Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është një gardian i pazëvendësueshëm i kushtetutshmërisë së Kosovës”, shkroi mes tjerash ai. /Kosova.info/

Go to TOP