Sylvinho: Sfida ndaj Serbisë nuk është ndeshje si të tjerat

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në një konferencë për media, ka folur për duelet e muajit qershor, ndeshje që do të luhen në kuadër të Kupës së Botës 2026.

Strategu brazilian me theks të veçantë ka folur për duelin kundër Serbisë që luhet më 7 qershor në ‘Air Albania’.

“Janë dy ndeshje të vështira. Kam nevojë për të gjithë lojtarët. Ndeshja kundër Serbisë nuk është një ndeshje normale, e di historinë. Por ne duhet të përqendrohemi vetëm te loja te mundësia që kemi për të bërë mirë. Do zbresim në fushë dhe do të luajmë mirë futboll. Është një ndeshje e vështirë, që duhet përgatitu mirë”, ka thënë Sylvinho.

“Ky është një moment i veçantë, pasi lojtarët mbyllin sezonin dhe duhet të shohim gjendjen e lojtarëve. Është një moment i veçantë. Kemi 10 ditë kohë për të bërë një punë të mirë”, ka theksuar ai.

Shqipëria tri ditë pas ndeshjes me Serbinë, do të luajë në udhëtim tek Letonia. 


Go to TOP