Syla për sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës: Ishte shumë i rëndë

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, ka thënë se rasti i sulmit të sotëm ndaj ekipit të televizionit në veri të vendit është dramatik dhe i rëndë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se këtë gjë nuk e ka përjetuar lehtë.

“Rasti i javës së kaluar gazetarin Haris Ademi, kameramanin Agon Bejtullahu, dhe shoferin Elsad Sinani, është dukur që është shumë i rëndë, por fatmirësisht shpëtuan pa lëndime”.

“Por rasti i sotëm është shumë dramatik, kur na kanë nisur informacionin e parë me xham të thyer të makinës, kam menduar se është pak a shumë një situatë e njëjtë si herën e kaluar, i ka gjuajtur dikush, e ka thyer xhamin dhe këta nuk janë lënduar”,

“Mandej shumë shpejt më erdhi informacioni se ka lëndime edhe pas një periudhë më dërguan videon që e ka xhiruar Qendresa Bellagoshi, kur e kam parë videon kur është fut xhami unë jam tronditur”,ka thënë Syla.

Go to TOP