Syla godet me ironi: Albin Mafia, me dy alltia – njonën me ujë, tjetrën me strujë
Analisti Valon Syla ka reaguar me tone të ashpra dhe ironi ndaj Qeverisë Kurti dhe lidhjeve të dyshuara të saj me interesa energjetike duke e cilësuar Kryeministrin si “Albin Mafia, me dy alltia – njonën me ujë, tjetrën me strujë”.
Në një postim të drejtpërdrejtë, Syla ka akuzuar edhe këshilltarin e Kurtit, Luan Dalipi, për afërsi me figura të lidhura me tregtinë e energjisë duke përmendur konkretisht emrin e Vuk Hamovićit – një emër i njohur në rajon për aktivitetet në sektorin energjetik.
“Runu e tokëzonu”, shkruan Syla duke paralajmëruar me tone sarkastike për pasoja që sipas tij mund të vijnë si rezultat i këtyre veprimeve dhe aleancave të dyshimta. Ai sjell edhe një shembull personal duke përmendur babain e tij që ka punuar me energji elektrike për 45 vjet pa u përfshirë në korrupsion apo vjedhje, për të ilustruar se ndershmëria ekziston – përkundër asaj që ai e quan kapje të sektorit nga qeveria aktuale.
“Tokëzonu. Se mu mshef, spo mshefni mo. Po shiheni mirë, kthjellët, edhe prej aeroplani”, përfundon Syla duke lënë të kuptohet se sipas tij veprimet e pushtetit janë tashmë të dukshme për opinionin publik dhe do të përballen me pasoja. /Kosova.info/
