Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës

Ministri i Brendshëm Xhel Sveçla ka pritur një delegacion nga Republika e Çekisë, i prirë nga z. Tomáš Czernin, Nënkryetar i Senatit të Parlamentit dhe z. Pavel Fischer, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje. Sveçla me këtë rast ka falënderuar Republikën e Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Ai më pas ka prezantuar angazhimet tre vjeçare të Qeverisë veçanërisht në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit.

Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë.

“E falënderova delegacionin çek për reagimin publik në dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij sulmi”.

Fischer në emër të delegacionit të Republikës së Çekisë falënderoi për mikpritjen dhe përgëzoi për angazhimin e vazhdueshëm që pavarësisht sfidave të njëpasnjëshme kemi arritur të kemi suksese në prioritetet tona.

Të dyja palët shprehëm gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë. /Kosova.info/

Go to TOP