Sveçla pret ministrin britanik Tomlinson, flasin për sigurinë e kufirit

Ministri britanik kundër Migrimit të Paligjshëm, Michael Tomlinson, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kështu ka njoftuar ambasada britanike përmes një postimi në faqen e saj zyrtare.

“Sot në Kosovë, ne mirëpritëm ministrin britanik kundër migrimit të paligjshëm, Michael Tomlinson, ku ai shkëmbeu pikëpamjet me Ministrin Xhelal Sveçla mbi mënyrat se si vendet tona mund të intensifikojnë bashkëpunimin në sigurinë e kufirit”, ”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas njoftimit, të dy ministrat kanë shkuar për të parë nga afër një demonstrim të mbështetjes praktike britanike në kufirin në Vërmicë, teksa do të udhëtojnë për në konferencën rajonale në Tiranë, për migracionin ilegal dhe sigurinë e kufirit. /Kosova.info/

Go to TOP