Kosova-Irlanda, nis shitja e biletave

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të enjten mbrëma do të përballet me Irlandën, ndeshje kjo e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, biletat për ndeshjen ndaj Irlandës do të fillojnë të shitën nga dita e martë.

“Çmimi është 4 euro dhe dy euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshat. Kështu tifozët kanë mundësi të ndihmojnë basketbollistët e Kosovës me përkrahjen e tyre dhe fëmijët e SOS Fshat. Lojtarët e Kosovës kanë nevojë më shumë se përkrahjen për të nisur kampanjën me fitore”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Sfida mes Dardanëve dhe irlandezëve fillon në orën 19:00, ndeshje kjo që do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova ndodhet në grup edhe me Zvicrën dhe Azerbajxhanin. Takimi ndaj Azerbajxhanit zhvillohet më 25 shkurt në Baku.

Te Sheshi Zahir Pajaziti

E martë: 11:00-20:00

E mërkurë: 11:00-20:00

E enjte: 11:00- 19:00

Go to TOP