Superliga e vajzave tashmë në FIFA+: Ndeshjet transmetohen falas për të gjithë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në bashkëpunim me FIFA-n, ka sjellë një risi historike për futbollin e vajzave: nga kjo fundjavë të gjitha ndeshjet e Superligës do të transmetohen falas në platformën FIFA+.

Ky hap është pjesë e përkushtimit të FFK-së për fuqizimin e futbollit të vajzave, i cili mbetet një nga shtyllat kryesore të strategjisë zhvillimore të federatës.

Tashmë, tifozët do të kenë mundësinë ta ndjekin ekipin e tyre të zemrës kudo që ndodhen, pa pagesë, pa kufij, vetëm me një instalim të aplikacionit FIFA+.

Ndeshjet e xhiros së parë:

E shtunë:

KFF Ulpiana 🆚 KFF Prishtina – ⏰16:00

KFF Dukagjini 🆚 KFF Mitrovica – ⏰16:30

KFF Malisheva 🆚 KFF Feronikeli – ⏰17:00

Kjo nismë synon të rrisë dukshmërinë e futbollit të vajzave dhe të afrojë më shumë tifozë me ndeshjet dhe talentet vendore. /Kosova.info/


Go to TOP