Sulmohen ekipet e gazetarëve në Zveçan, goditet fizikisht gazetari Burim Zariqi

Ekipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga komuna e Zveçanit, janë sulmuar nga protestuesit lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës.

Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pamjet e dhëna në këtë video dhe u bëjmë thirrje kolegëve që janë në këto komuna të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

AGK-ja njëherësh u bën thirrje organeve kompetente të marrin masa për t’i siguruar gazetarët që gjenden në këto komuna.

Go to TOP