Sulmi i armatosur në Çeki: 11 të vdekur, përfshirë edhe sulmuesi
11 të vdekur, përfshirë edhe sulmuesi, është bilanci i ngjarjes tragjike që ndodhi në Pragë.
Kështu raportojnë autoritetet çeke, duke treguar edhe për dhjetëra të plagosur rëndë.
“Janë 5-6 të plagosur mesatarisht të rëndë, deri në 10 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë ende”, thuhet në deklaratën shërbimit shëndetësor çek.
Derisa televizioni çek, ka publikuar edhe pamjet e studentëve të evakuuar.
Ende nuk dihet motivi i këtij rasti që ka ndodhur në Universitetin e Pragës.
