Stuhi të mëdha bore godasin perëndimin e ShBA-së

Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara.

Bora ka mbyllur rrugët, qendrat e skijimit dhe i ka lënë mijëra njerëz pa rrymë nëpër shtëpitë e tyre.

Stuhitë e kanë prekur posaçërisht zonën malore Sierra në Nevada, ku erërat kanë arritur deri në 305 kilometra në orë.

Njerëzit janë paralajmëruar për “rrezik të madh prej ndonjë orteku”.

Parashikuesit e motit u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë aty ku janë përgjatë fundjavës, pasi mund të bllokohen në stuhi nëse lëvizin.

Ndërkohë, në disa pjesë tjera të ShBA-së, vendet si Teksasi po përballen me ekstremin tjetër – zjarret pyjore.

Go to TOP